Banorët e qytetit pa lum tash kanë ku freskohen

Prishtina

Banorët e qytetit pa lum tash kanë ku freskohen

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 21:42
Pamje nga video

Nga mëngjesi i ditës së sotme, pishina e Gërmisë, ka hapur dyert për vizitorët e saj.

Pishina posedon të gjitha kushtet elementare që adhuruesit e ujit të kalojnë kohë në të.

E qytetarët nuk shohin dallim nga viti i kaluar, veç se kanë një kërkesë specifike.

Ajo lidhet me çmimet e biletave.

Çmimin e hyrjes një euro për fëmijë e dy për të rritur, sipas vizitorëve është i lartë.

Kjo pishinë e cila është e vetmja në kryeqytet, do të mund të shfrytëzohet nga qytetarët  për freskim nga 26 Qershori deri me 31 Gusht, prej orës 10 deri në ora 18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat