Trajnim për parandalimin e përdorimit të drogave

Prishtina

Trajnim për parandalimin e përdorimit të drogave

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:45
Milazim Gjocaj, koordinator i këtij trajnimi dhe përfaqësues i MSh-së

Sot në Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Prishtinë u bë hapja solemne e fillimit të zbatimit të programit të trajnimit për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për parandalimin e përdorimit dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike.

Programi i trajnimit sponsorizohet nga Misioni i SHBA në OKB dhe Departamenti i Shtetit të SHBA, Divizioni i Drejtësisë Penale në partneritet me  Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara  për Drogat dhe Krimin.

Milazim Gjocaj, koordinator i këtij trajnimi dhe përfaqësues i MSh-së, kërkoi nga pjesëmarrësit përkushtim dhe angazhim maksimal në realizimin me sukses të këtij trajnimi nga ku edhe në Kosove do të dalin trajner ndërkombëtar në këtë fushë.

“Kontributi i juaj në të ardhmen do të jetë në implementimin e njohurive tuaja të arritura në vend dhe jashtë si dhe do te kontribuoj në aftësimin edhe më tutje të stafit që merret me parandalimin e drogave në vend”, tha Gjocaj.

Konsulli i Kosovës në Nju Jork, Fatmir Zajmi tha se angazhimi njëvjeçar për inkuadrimin e Kosovës në projektin voluminoz për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për parandalimin e përdorimit dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike të sponsorizuar nga Misioni i SHBA në OKB është përmbyllur me sukses. 

Si rezultat i këtij angazhimi dhe  bashkëpunimi  të vazhdueshëm me autoritetet relevante të SHBA dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Organizata Ndërkombëtare “Colombo Plan – Drug Advisory Program” me seli në Kolombo, Shri Lanka si palë realizuese e projektit për trajnimin e ekspertëve kosovarë nga fusha e shëndetësisë më datën 10 maj 2017 në Prishtinë, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Programi mundëson certifikimin e ekspertëve kosovarë në nivel nacional dhe ndërkombëtare, nënshkrim të marrëveshjeve relevante të reja bilaterale me SHBA, etj. dhe hap mundësi për inkuadrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të OKB si UNODC dhe OBSH.    

Trajnimi do të zgjasë deri më 6 korrik dhe janë duke u trajnuar 18 profesionistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat