Shpend Ahmeti reagon pas publikimit të raportit të auditorit për kryeqytetin

Prishtina

Shpend Ahmeti reagon pas publikimit të raportit të auditorit për kryeqytetin

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2017 Në ora: 17:10
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të raportit të auditorit për kryeqytetin.

Ahmeti ka thënë se ky raport është i pamodifikuar duke konkluduar se pasqyrat paraqesin gjendjen faktike.

Postimi i plotë:

Raporti i auditorit për Komunen e Prishtinës edhe një herë ka dhënë raport të pamodifikuar duke konkluduar se pasqyrat paraqesin gjendjen faktike.

Duke komentuar qeverisjen në përgjithësi raporti konkludon

"Konkluzioni i përgjithshëm mbi qeverisjen Ne komune vërehet një qeverisje e përmirësuar, veçanërisht tek raportimi i një numri aktivitetesh si dhe hapa drejt një transparence mbi zhvillimet dhe arritjet drejt ofrimit te shërbimeve ndaj qytetarëve. Platforma digjitale për pjesëmarrje publike, realizimi i rreth 24 debateve publike ne vende te ndryshme te komunës, hartimi i planit për transparence, plani i integritetit si pjese e proceseve te përgjithshme planifikuese dhe raportet publike te drejtorive për punët e kryera, janë përkushtimet tjera drejt një llogaridhënie dhe transparence te shtuar ndaj publikut.

Me tej, komuna ka bërë pune te mire kryesisht ne reduktimin e shpenzimeve operative (ato te udhëtimeve zyrtare, shpenzimeve komunale dhe shpenzimeve për shërbimet kontraktuese tjera). Po ashtu, veprime te konsiderueshme janë ndërmarrë ne ndërtimin e marrëdhënieve kontraktuese me donatore te ndryshëm për ofrimin e shërbimeve me cilësorë për qytetare. Komuna ka vendos një praktike te mire dhe ka arrite qe pagesat nga donatoret e jashtëm ne shume totale prej 347,497€ qe kishin te bëjnë me pagesa për paga, mallra si dhe për projekte kapitale t’i kanalizoj përmes LLVTH."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat