Inspektoriati i Prishtinës: Hani dhe pini ”shlirë” ushqimi po ruhet mirë

Prishtina

Inspektoriati i Prishtinës: Hani dhe pini ”shlirë” ushqimi po ruhet mirë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 16:42
Ushqimi

Temperaturat e larta që po mbretërojnë  po rrezikojnë qytetarët nga të gjitha anët. Edhe ushqimi që konsumojnë mund të paraqet frikë në rast se nuk ruhet si duhet.

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ka inspektuar dyqanet ushqimore për të siguruar se ushqimi po ruhet në frigorifer e nuk po iu ekspozohet temperaturave të larta.

Me këtë rast drejtoria e Inspeksionit u ka tërhjekur vërejtjen pronarëve të dyqaneve se ushqimi i afatizuar nuk bën të ekspozohet në diell. Derisa kanë paralajmëruar gjoba për dyqanet që nuk i përmbahen kujdesit ushqimor.

Gjeni të plotë komunikatën:

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve ka inspektuar këto ditë dyqanet ushqimore për tu siguruar se ushqimi po ruhet në frigofer dhe nuk po i ekspozohet temperaturave të larta.

Drejtoria e Inspeksionit tërheq vërejtjen të gjithë pronarëve të dyqaneve se ushqimi i afatizuar nuk bën të ekspozohet në diell dhe të qëndrojë jashtë frigoriferit në këso temperatura. Dyqaneve që nuk i përmbahen kujdesit ndaj ushqimit, do t’iu shqiptohen gjoba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat