Nis largimi i familjeve nga banesat në “Dardani”

Prishtina

Nis largimi i familjeve nga banesat në “Dardani”

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 11:32
Pamje nga aksioni

Ndërmarrja Publike Banesore me asistimin e policisë ka filluar largimin e qytetarëve nga banesat në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Në këtë aksion janë liruar gjashtë banesa, ndërkaq pritet që më 10 korrik të largohen edhe gjashtë familje të tjera.

Policia e Kosovës, gjatë vitit kaluar kishte larguar vetëm gjashtë familje nga rreth 130 prej tyre në lagjen ‘’Dardania’’, të cilat i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Largimi i tyre po bëhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë të datës 22.09.2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat