Hendeku i hapur në rrugën kryesore në Sofali nuk sanohet

Prishtina

Hendeku i hapur në rrugën kryesore në Sofali nuk sanohet

Nga: Gani Mehmetaj Më: 6 korrik 2017 Në ora: 10:02
Pamje nga hendeku dhe pellgu i ujit në rrugën kryesore të Sofalisë

Ka dy muaj që një pellg me ujë e hendek i hapur gati e ka bllokuar rrugën kryesore nga Shkolla Normale në Sofali. Hendekun e hapën komunarët, rregulluan a riparuan diçka në ujësjellës dhe nuk e mbyllën as sot e kësaj dite. Hendeku është bërë torturë  jo vetëm për vetura e kaminën, por edhe për kalimtarë.

Banorët e Sofalisë, lagje në periferi të Prishtinës kanë thirr në të gjitha zyrat përkatëse, kanë shkuara në komunë të ankohen, mirëpo kot, rruga nuk riparohet, uji rrjedh vazhdimisht, gropa i dëmton veturat, i bënë nervozë kalimtarët.  

 Askush nuk e merr përgjegjësinë, askush nuk e riparon hendekun e pellgun e ujit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat