Shpend Ahmeti sërish kandidat për kryetar të Prishtinës?

Prishtina

Shpend Ahmeti sërish kandidat për kryetar të Prishtinës?

Nga: G.B Më: 6 korrik 2017 Në ora: 10:11
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ishte kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, por kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti edhe pse i fitoi votat për të qenë pjesë e Kuvendit, ai hoqi dorë nga posti i deputetit.

I pari i Prishtinës duket se do të jetë sërish kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të kësaj komunë, e këtë nuk e ka mohuar as deputeti i zgjedhur Sami Kurteshi, shkruan Bota sot.

“Për këtë duhet ta pyesni Shpendin. Bazuar në deklaratat e deritanishme publike, besoj se po.

Vota për LVV në këto zgjedhje ka dëshmuar qartë edhe kërkesën për një qeverisje komunale në krye me Shpend Ahmetin”, ka thënë Kurteshi në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat