Largohen edhe gjashtë familje nga banesat e uzurpuara në “Dardani”

Prishtina

Largohen edhe gjashtë familje nga banesat e uzurpuara në “Dardani”

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 13:21
Pamje nga arkivi

Janë larguar vullnetarisht gjashtë familje nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Në një aksion të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe policisë të realizuar gjatë javës së shkuar ishin larguar edhe gjashtë familje të tjera nga këto banesa.

Janë gjithsej 130 banesa në këtë lagje që i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, nga të cilat vjet ishin larguar edhe gjashtë familje.

Largimi i tyre po bëhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë të datës 22.09.2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat