Parku i Arbërisë ngjason në ‘xhungël’, qytetarët ankohen për mirëmbajtje

Prishtina

Parku i Arbërisë ngjason në ‘xhungël’, qytetarët ankohen për mirëmbajtje

Nga: H.O. Më: 17 korrik 2017 Në ora: 11:19
Parku në Arbëri/Foto: Bota sot

Parku në lagjen Arbëria nuk po mirëmbahet nga përgjegjësit e komunës. Pa përkujdesjen e duhur ky park është shndërruar në një vend jo të sigurt për qytetarët, veçanërisht për fëmijët që e frekuentojnë atë shpesh.

Ky park është gjendur si ‘burim freskie’ për banorët jo vetëm të lagjes Arbëria, por edhe të lagjeve tjera përreth, e sidomos atyre nga Kodra e Trimave.

Bari i madh, të jep pamjen e një vendstrehimi gjarprinjësh dhe kafshësh të tjera. Madje disa herë banorët kanë të rrezikuar në këtë park nga qentë endacak, që disa herë iu janë vërsulur banorëve./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat