Lirohet rruga “Rexhep Luci”, flasin autoritetet

Prishtina

Lirohet rruga “Rexhep Luci”, flasin autoritetet

Nga: N.E Më: 19 korrik 2017 Në ora: 09:16
Policia ne Prishtine

(E plotësuar) - Pas rreth katër orë bllokimi të rrugës “Rexhep Luci” në kryeqytet, autoritetet e sigurisë dhe ato të drejtësisë kanë liruar tashmë qytetarët dhe automjetet të qarkullojnë lirshëm.

Bajram Kelmendi nga Policia e Kosovës ka thënë se Policia ka bërë rikonstruktimin e vendit ku ka ndodhur vrasja e vitit 2014 e punëtorit të sigurimit në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë.

“Jemi në asistencë të Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vitin 2014 ka ndodhur një vrasje dhe jemi duke e siguruar vendin që ta kenë më të lehtë hetimin organet e drejtësisë”, ka thënë Kelmendi.

I pyetur se sa do të zgjasin hetimet, ai ka thënë se kjo nuk mund të dihet aktualisht pasi gjithçka varet nga dëshmitë që do të gjenden.

Rrahman Uka, ish-punëtor i sigurimit të kafenesë “Bon Vivant”, mbeti i vrarë më 13 tetor të vitit 2014 për shkak të një konflikti që kishte ardhur si pasojë e moslejimit të futjes në lokal të një personi.

Për këtë vrasje akuzohen dy persona, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, ndërsa sipas ligjeve në fuqi, në rast se shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen nga 5 deri me 40 vjet burgim, kurse varësisht nga vlerësimet e rrethanave edhe me burgim të përjetshëm.

Policia jep detaje për bllokimin e rrugës nga njësitë speciale

Daut Hoxha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka treguar për “Bota sot” që sipas informatave të tyre, njësitet policore kanë dalë për një rikonstruim në vendin e ngjarjes lidhur me një rast që ka ndodhur në të kaluarën.

“Sipas informatave që ka Policia e Kosovës është dhënë urdhër nga Gjykata për rikonstruim të vendit të ngjarjes lidhur me një rast” ka thënë Hoxha.

Rasti i përmendur nga zëdhëndësi i PK-së, është vrasja e punëtorit të sigurimit të lokalit Bon Vivant, i cili ishte sulmuar me armë zjarri nga Masar Gerdovci, pasi Uka kishte tentuar ta largojë Gerdovcin nga lokali.

Ngjarja pati filluar kur njëri nga kamerierët e lokalit Bon Vivant, nuk ka pranuar që ta shërbejë Gerdovcin, me ç’rast ka kërkuar edhe ndihmën e Ukës, i cili punonte tash e një kohë si punëtor sigurimi i lokalit. Uka pati tentuar që ta “zgjidh” problemin me myshteriun, duke provuar ta largojë Gërdovcin nga lokali, me ç’rast vjen edhe deri te incidenti tragjik.

Image

***

Në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, Policia e Kosovës në këto çaste po zhvillon një aksion.

Në disa fotografi të siguruara nga media shihen zyrtarë policorë, të cilët tashmë e kanë bllokuar atë rrugë për qarkullim.

Ende nuk dihet se për çfarë po zhvillohet aksioni, ndërsa për ndalim të qarkullimit, Policia është arsyetuar duke thënë se po zhvillohet një plan operativ në atë zonë.

Dëshmitarët kanë treguar se policia përveç që ka larguar veturat e parkuara në rrugën afër Kinemasë ABC, ata kanë larguar edhe qytetarë të cilët ishin duke pirë kafe edhe në lokalet tjera përreth.

Po ashtu sipas dëshmitarëve, pronarët e lokalëve në këtë rrugë janë urdhëruar që t’i mbyllin lokalet nga ora 9 deri në orën 12.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat