Dy lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa rrymë

Prishtina

Dy lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa rrymë

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:46
Ilustrim

KEDS njofton se lagja Tophane dhe rruga “Xheladin Kurbaliu” sot në orën 12:00 do të mbesin pa rrymë.

“KEDS njofton se për shkak të sigurisë së punëtorëve që janë duke punuar në rregullimin e kabllit 10 kV nr. 16 nga Prishtina 2 110/10 kV, ndërpritet energjia elektrike në Dalja nr. 26 nga Prishtina 2 110/10 KV dhe do të jetë pa tension deri në ora 12:00”, thuhet në një njoftim të KEDS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat