Ahmeti i kundërpërgjigjet PDK-së: Kur uzurpatorët e tokave flasin me akuza për komunën tonë

Prishtina

Ahmeti i kundërpërgjigjet PDK-së: Kur uzurpatorët e tokave flasin me akuza për komunën tonë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:08
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e cila sot gjatë një konference e akuzoi atë për keqpërdorim të parave të qytetarëve.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se e di qe Komuna e Prishtinës është në rrugën e duhur,.

“Kur te akuzuar për korrupsion e uzurpatorë të tokave flasin me akuza për komunën tonë e di që jemi mirë e në rrugë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se PDK akuzoi Ahmetin që ka humbur miliona euro të qytetarëve për shkak të paaftësisë dhe keqmenaxhimit të buxhetit të Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat