Ahmeti reagon pas kritikave, publikon foto nga pastrimi i sheshit

Prishtina

Ahmeti reagon pas kritikave, publikon foto nga pastrimi i sheshit

Nga: B.S Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:55
Pastrimi i sheshit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas kritikave të drejtuara ndaj qeverisjes së tij për menaxhimin e rrugëve të kryeqytetit, pas shiut të rrëmbyeshëm që ra sot pasdite.

Ahmeti i cili po qëndron në Itali për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Shkëndijes dhe Milanit, ka publikuar disa foto nga pastrimi i sheshit Zahir Pajaziti në Prishtinë, përcjell Bota sot.

“Pastrohen sheshet nga mbeturinat pas shiut. Falenderojmë punëtorët e pandalshëm për reagimin e shpejtë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat