Pacollit iu kërkua kandidimi për Prishtinë- AKR-ja i kundërpërgjigjet Kusarit me Nushin

Prishtina

Pacollit iu kërkua kandidimi për Prishtinë- AKR-ja i kundërpërgjigjet Kusarit me Nushin

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 06:05
Behgjet Pacolli

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, ka thënë se AKR-ja do të garojë vetëm në disa komuna të Kosovës.

Matoshi ka thënë se nesër përfundimisht vendosin se kush do të jenë kandidatët për kryetarë komunash.

Ai ka thënë se vetë ai do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës.

“Kam marrë edhe përkrahjen e presidentit Pacolli”, ka thënë ai, derisa aktualisht mban postin e numrit 2 të kësaj komune.

Për sa i përket Komunës së Prishtinës, ai ka thënë se kanë disa kandidatë të përzgjedhur, duke shtuar se edhe Behgjet Pacollit iu është kërkuar të kandidojë.

“Ka pasë kërkesa të shumta për Pacollin të jetë kandidat për kryetar, madje të shumta kanë qenë edhe nga qytetarët e Prishtinës, por nuk besoj se do të kandidojë, ai është president i Partisë dhe kësaj here do të përkushtohet më shumë në nivel qendror”, ka thënë ai.

Për Komunën e Gjakovës, kandidati i cili do të jetë në garë është Edmond Nushi. Mimoza Kusari Lila ishte zgjedhur kryetare e Gjakovës në zgjedhjet e kaluara lokale si kandidate e AKR-së, por ajo tashmë është zgjedhur deputete dhe ka thënë se do ta mbajë këtë post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat