Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që garës për kryetar të Prishtinës t’i futet me Lirak Çelajn.
Burimet brenda partisë kanë thënë se Kryesia e PDK-së tashmë ka vendosur që kandidat për kryeqytetin të jetë Lirak Çelaj i cili deri para pak muajve ishte zëvendësministër i Drejtësisë.
Çelaj do ta sfidoi Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes dhe Arban Abrashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.