Memli Krasniqi thotë se Lirak Çelaj është kandidat i PDK-së për Prishtinë

Prishtina

Memli Krasniqi thotë se Lirak Çelaj është kandidat i PDK-së për Prishtinë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 17:00
Arkiv

PDK-ja do t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës me Lirak Çelajn.

Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së ka konfirmuar se Çelaj është kandidat për kryetar të Prishtinës.

“Lirak Çelaj është kandidat i yni për Prishtinën”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Zyrtarizimi i Çelajt do të bëhet sonte nga Kryesia e PDK-së.

“Kryesia do të mblidhet pasi që të përfundojnë ceremonitë e varrimit të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi”, ka thënë një burime brenda PDK-së.

Në garën për kryetar të Prishtinës deri me tash janë zyrtarizuar Shpend Ahmeti nga VV, Arban Abrashi nga LDK dhe Arbër Vllahiu nga AAK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat