Begolli: Janë sanuar të gjitha dëmet të shkaktuara nga stuhia

Prishtina

Begolli: Janë sanuar të gjitha dëmet të shkaktuara nga stuhia

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 23:50
Pamje nga dëmet në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme, kryeqyteti është përballur me erëra të forta dhe shi, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e stuhisë që goditi Prishtinën për pak minuta, dëmi më i madh iu bë Komunës së Re në Arbëri, pasi erërat e forta bën që kulmi të rrëzohej.

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Gent Begolli tha, se përveç kulmit që ka rënë nga Komuna e Re, dy rrugë të tjera në kryeqytet janë dëmtuar, dy vetura, dhe dy shtëpi.

“Për fat të mirë s’ka pasur të lindur në njerëz por vetëm disa dëme materiale por të cilat janë sanuar”.

“Kudo që ka problem do të riparohet me kohë dhe me mundësitë që ka komuna. Kemi ekipe dhe kompani të kontraktuara të cilat janë të gatshme për çdo ndihmë që duhet të jepet”, ka thënë tutje Begolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat