Alternativa prezanton kandidatin për kryetar të Prizrenit

Prishtina

Alternativa prezanton kandidatin për kryetar të Prizrenit

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 14:57
Veton Qipa

Alternativa në Prizren ka prezantuar kandidatin Veton Qipa për kryetar të Komunës së Prizrenit. I nominuari për kryetari të Komunës së Prizrenit, Veton Qipa ka thënë se kandidatët e Alternativës do t’i japin një frymë ndryshe udhëheqjes komunale të Prizrenit.

Qipa po ashtu tha se lista e tyre përfshinë të gjitha etnitë dhe është  listë e shkurtër sepse duan të kenë kandidatë të mirë që i japin diçka qytetit me punën e tyre.

Qipa: Qytetit do ti japim një frymë ndryshe

“Lista jonë është e shkurtër, mirëpo e përbërë prej të gjitha etniteteve, kemi edhe të etnitetit turk, kemi të etnitetit rom, kemi të etnitetit boshnjak kuptohet që edhe shqiptar. Arsyeja që ne dalim me kaq pak kandidatë është e thjeshtë, duam vetëm të kemi kandidat të cilët janë të mirë, kandidatë të cilët jo vetëm që mund të fitojnë vota, por edhe mund t’i japin diçka qytetit me punën e tyre.... Qëllimi jonë themelor ishte të tregojmë veten në qytet dhe qytetit t’i japim një frymë ndryshe nga ajo që ka pasur deri tash në udhëheqjen komunale”, tha Qipa.

Alternativa ka prezantuar edhe kandidatët për asamblisët për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Njëri nga ta Mahmut Drini tha se do të japin një mendim dhe veprim alternativ për Prizrenin.

Drini: Do të japim veprim alternativ për Prizrenin

Mendoj që ne anëtarët që po kandidohemi do të japim një mendim tjetër dhe një veprim ndryshe, një veprim alternativ në komunën e Prizrenit. Për sa i përket arsyes së dytë profesionale mendoj që do të jap kontributin tim në dy fusha shumë të rëndësishme të jetës në arsim  edhe në sport ku kam punuar dhe kam vepruar gati 50 vjet. Ndërsa arsyeja e tretë ka të bëjë me vetë qytetarin e Prizrenit që është edhe më e rëndësishmja”, tha Drini.

Drini po ashtu ka thënë se tani me kandidatët e Prizrenit qytetarët e këtij vendi kanë për kë të votojnë dhe kjo parti do të jetë zgjidhje për shumë probleme të qytetarëve të Prizrenit.

Kandidati tjetër Nue Spaqi tha se nga partia e tij asnjë kandidat nuk është decertifikuar nga KQZ-ja dhe kjo tregon vlerat që kanë kandidatë e Alternativës.

Spaqi: Kandidatë me integritet dhe vlera personale

 “Asnjë kandidat i Alternativës nuk është decertifikuar, ky është nj fillim i mbarë si parti politike sepse kjo nënkupton që neve kemi kandidat me integritet dhe që kanë vlera personale dhe ato vlera bashkohen me vlerta e alternativës”, tha  Spaqi

Alternativa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të garojë me 10 kandidatë për Kuvendin Komunale të Prizrenit dhe emrat e tyre janë: Musli Miftari, Ana Nimani, Auron Kozvaçliu dhe Mehal Hafizallari, Nomena Laçi, Hysnie Kerkul, Nue Spaqi, Mahmut Drini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat