Ahmeti ngushëllon familjen Zeka, kërkon që drejtësia ta zbardhë rastin

Prishtina

Ahmeti ngushëllon familjen Zeka, kërkon që drejtësia ta zbardhë rastin

Nga: B.S Më: 18 shtator 2017 Në ora: 20:05
Aulon Zeka

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar për vrasjen e të riut Aulon Zeka në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij e tij në Facebook, ai u ka shprehur ngushëllime familjes Zeka dhe ka kërkuar që të zbardhet rasti dhe që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Vrasja e të riut Aulon Zeka ka tronditur jo vetëm familjen por edhe gjithë opinionin në Kosovë. Vrasjet për motive të ulta janë gjithmonë të rënda por mosha e Aulonit dhe të dyshuarve e bëjnë rastin edhe më të rëndë. Gjatë këtyre dy ditëve kam pas rastin të informohem edhe nga Policia edhe nga familja për detajet. Shpresoj që organet e rendit të zbardhin sa më shpejtë rastin në mënyrë që dorasit të vihen para drejtësisë. Siguria, kontrolli i armëve dhe arsimi duhet të jenë prioritet për secilën parti, komunë e qeveri në Republikën e Kosovës.

Para disa viteve, e tërë një shoqëri u mobilizua për ta ndihmuar Aulonin në vështirësitë shëndetësore që kishte, ndërsa sot mbetemi të tronditur nga vrasja makabre e 16 vjeçarit të ndjerë.

Edhe njëherë familjes i shprehim ngushëllime për humbjen e madhe që po përjetojnë, e Aulonit i lehtë i qoftë dheu.

Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë e askund në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat