Arbër Vllahiu: Jam kandidati më me pa përvojë por kam hyrë me vullnet të mirë

Prishtina

Arbër Vllahiu: Jam kandidati më me pa përvojë por kam hyrë me vullnet të mirë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:52
Arbër Vllahiu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu e quan veten si të “papërvojë” gjatë kësaj rruge, mirëpo thekson se ka hyrë me vullnet në këtë garë.

Vllahiu gjatë një interviste në “Zona e Prishtinës”  ka treguar se cila është gjëja kryesore sipas tij është esenciale që ai t’i hyjë kësaj gare.

“Elementi themelor i kësaj gare është se nëse unë i duhem Prishtinës ose Prishtina a ka nevojë vërtet për ndryshime”.

“Në Prishtinë ka shumë gjëra që duhet ndryshuar  dhe jam kandidati më pa përvojë por kam hyrë me vullnet të mirë për ta bërë Prishtinën”, deklaroi Vllahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat