Selim Pacolli hap fushatën për zgjedhjet lokale në ditëlindjen e tij

Prishtina

Selim Pacolli hap fushatën për zgjedhjet lokale në ditëlindjen e tij

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 00:38
Selim Pacolli

Tashmë kur ora ka shënuar 00:00, fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit ka filluar zyrtarisht.

Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli  ka hapur fushatën në një ditë të veçantë për të, në ditën e ditëlindjes së tij.

Ai sot mbush 48 vjet e për këtë ka thënë në Ora e Fundit se “është koha për të qeverisur me Prishtinën”.

Pacolli që ditë më parë kishte bërë thirrje që qytetarët t’i shkruajnë në Viber për kërkesat e tyre për Prishtinën, ka thënë se kjo nuk ishte fushatë por një paralajmërim.

“Unë nuk konsideroj se është fushatë, është paralajmërim që do t’i futem garës për Prishtinë, pres mbështejejn e pakursyer”.

Por ai ka thënë se akoma nuk e ka zgjedhur sloganin me të cilin do të garojë për kryeqytetin.

Por cilat janë prioritetet e tij?

“Rinia, rinia , rinia – qytet i lirë për rininë”, ka thënë Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat