Shpend Ahmeti tregon katër prioritetet kryesore për mandatin e ri

Prishtina

Shpend Ahmeti tregon katër prioritetet kryesore për mandatin e ri

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:01
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij të ri qeverisës për Komunën e Prishtinës.

Ai synon që edhe për katër vitet e ardhshme ta drejtojë kryeqytetin.

Ahmeti ka treguar në “Zona në Prishtinën” se për mandatin e ri kanë rritur zotimet, për dallim prej katër viteve më parë.

“Katër prioritet kryesore tona janë: 1. Lagja jonë e pastër me rregull e me rend – mbeturinat dhe shtrimin e inspeckicionit në çdo lagje; 2: Lagja me sport dhe rekreacion; 3. Mobiliteti dhe parkingjet: 4. Shëndeti dhe mirëqenia sociale për të gjithë”, ka thënë Ahmeti.

“Programi ynë është 60 faqesh me dhjetë fusha e me 100 zotime. Kështu kemi rritur ambiciet për qytetin dhe secili është i menduar se sa mund të në kushtojë në buxhet”, ka deklaruar ai.

“Për mandatin e kaluar kemi prezantuar 12 premtime, vetëm një – banimi i përballueshëm, nuk është realizuar pasi është bllokuar në asamble ku kryesuesi ka votuar kundër”.

“Sot Prishtina ka 24 ujë, i ka blerë 51 autobusë të ri të transportit publik,  është bërë dyfishimi i çerdheve”, kanë vetëm disa prej premtimeve të mëdha që i ka përmendur Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se slogani i tyre për zgjedhjet e 22 tetorit është,  “Jepi krah Prishtinës”.

Më tej ai ka kërkuar nga qytetarët që përveç atij si kandidat për kryetar të votohen edhe kandidatët për asamble, pasi që ka thënë se ata nevojiten për tu shtyrë proceset përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat