Shpend Ahmeti tregon kush ia ndali rrymën gjatë debatit në shesh

Prishtina

Shpend Ahmeti tregon kush ia ndali rrymën gjatë debatit në shesh

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:08
Shpend Ahmeti

Gjatë emisionit “Zona e Prishtinës”, ku kandidati për kryetar të Prishtinës,  Shpend Ahmeti,  po ballafaqohej me analistë në studion e improvizuar në sheshin “Nënë Tereza”, është ndalë rryma.

Kryetari i Prishtinës e tha si në shaka që “LDK ia ka ndalë rrymën”.

Më vonë u bë e ditur se në fakt rryma nuk është ndalur, por dikush me qëllim ka ndalur të gjitha siguresat dhe më pas është larguar me makinë.

Nuk dihet se kush ka qenë, ndërsa ky problem është rregulluar pas disa minutave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat