Veseli: Prishtinës i duhet ndryshimi – i duhet punë, jo fjalë

Prishtina

Veseli: Prishtinës i duhet ndryshimi – i duhet punë, jo fjalë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:09
Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Celaj, sot në një mëngjes pune janë takuar me biznesmenë, arkitektë e artistë për të bashkëbiseduar për vizionin e tyre për Prishtinën.

“Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre. Mëngjesin e sotëm e kalova bashkë me Lirakun duke bashkëbiseduar me ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë për vizionin qeverisës për Prishtinën. Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës. #ForcaENdryshimit #PDK94”, ka shkruar Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat