Pacolli nderon dëshmoret dhe Presidentin Ibrahim Rugova

Prishtina

Pacolli nderon dëshmoret dhe Presidentin Ibrahim Rugova

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 11:00
Selim Pacolli tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova

(E plotësuar) - Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli ditën e së shtunës e ka nisur duke vizituar varrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania.

Selim Pacolli, pasi vendosi kurora lulesh,  tha se këtë vizitë po e bënë në shenjë mirënjohje për veprën dhe e punën e Ibrahim Rugovës dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për kombin.

Ai tutje shtoi se vepra dhe gjaku i dëshmorëve janë gurthemeli i shtetit dhe pavarësisë tonë.

Pacolli: Gjaku i  dëshmorëve gurthemeli i shtetit

“Me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore për të parin e Prishtinës, në shenjë mirënjohje, konsiderate, për të gjithë të rënët e dëshmorët e kombit e për veprën e presidentit Ibrahim Rugova, ishim sot për të vënë një lule për secilin dhe për të respektuar dhe për t’i konsideruar veprën dhe punën e tyre. Ishim këtu me qëllim që Prishtina pa veprën e tyre, pa gjakun e dëshmorëve, pa ta do të ishte vetëm një e pamundur për ne të ishim këtu. Prandaj për hirë të veprës dhe gjakut të tyre, unë konsideroj që ky ishte gurthemeli i shtetit tonë dhe pavarësisë tonë”, është shprehur ai.

Pacolli bëri të ditur se gjatë ditës do t’i vizitojë varrezat e dëshmorëve edhe në vende të tjera të Komunës së Prishtinës.

Pacolli nis fushatën me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe varri i Rugovës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Kosovën e Re, Selim Pacolli ditën e sotme e ka nisur duke vizituar dhe vendosur kurora lulesh tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe varrezat e dëshmorëve në Velani.

Pacolli me ekipin e tij veprën e dëshmorët dhe ish-presidentit e ka nderuar edhe me një minutë heshtje.

Pacolli tha se me rastin e fillimit të fushatës  sot në shenjë  mirënjohje për të gjithë dëshmorët  dhe veprën e presidentit Rugova vendosen një lule për secilin, pasi Prishtina pa gjakun dhe veprën e dëshmorëve nuk do të ishte këtu ku është.

“Konsideroj se ky është gurthemeli i shtetit tonë, është vepra e tyre”, tha ai.

Image
Selim Pacolli tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat