AKR: Do krijojmë sistem digjital për turistët e kryeqytetit

Prishtina

AKR: Do krijojmë sistem digjital për turistët e kryeqytetit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:31
Besart Vllahinja

Kandidati i AKR-së për asamblist në kuvendin komunal të Prishtinës, e njëherish edhe drejtor i kulturës në këtë komunë, Besart Vllahinja, shpalosi platformën e tij politike në një tubim të kësaj partie në Hajvali.

Sipas tij, kjo platformë do i hyjë në punë edhe programit qeverisës të AKR-së.

Një nga pikat e kësaj platforme ka të bëjë me krijimin e një sistemi digjital për turistët. Ai thotë se turistët që do vinë në Prishtinë do kenë mundësi të informohen për objektet kulurore, artistike e historike, e ato të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit përmes një sistemi digjital të informimit, i cili do të ishte në shërbim të turistëve.

Po ashtu në këtë program parashihet që të kërkohet të ndërtohet edhe një qendër për testim elektronik të nxënësve si dhe ndërtimin e objekteve të destinuara për bizneset (start up).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat