Selim Pacolli u bënë thirrje kundërkandidatëve t’ia urojnë fitoren

Prishtina

Selim Pacolli u bënë thirrje kundërkandidatëve t’ia urojnë fitoren

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:07
Fushata e AKR-së

(E plotësuar) - Kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, gjatë një tubimi me me qytetarët në Hajvali, ka kërkuar besimin e tyre duke premtuar se do të jetë në shërbimin e qytetareve ne secilin moment. Ai ka kritikuar qeverisjet e deritanishme në kryetatet, duke thënë se 17 vitet e fundit asnjë premtim që është dhënë për Prishtinën nuk është mbajtur.

Fillimisht të pranishmeve me një fjalë rasti iu drejtua deputeti nga radhët e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, i cili tha se po vjen koha kur Prishtina do të qeveriset nga qytetarët e saj.

Pacolli: Çdo vend pune do ta udhëheqin qytetarët e komunës se Prishtinës

“Po vjen koha kur duhet të qeverisë me komunën e Prishtinës qytetari i komunës se Prishtinës, po vjen koha kur çdo drejtorat çdo shkollë, çdo vend pune do ta udhëheqin qytetarët e komunës se Prishtinës për arsye që kohën e fundit ju ka mohu kjo e drejtë. Ju kisha lutur që të jepni betimin, t’i përvjelin duart dhe të punoni në këto ditë, të cilën ka nevojë Prishtina për ndryshim”, tha ai.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli kërkoi votën në Hajvali, pasi tha se AKR është alternativa e vetme që Prishtinën do t’ia kthehet qytetarëve të saj, ndërsa, porositi  kundërkandidatët të përgatiten për  t’ia uruar fitoren pas 22 tetorit.

Pacolli: Ju premtoj që nuk do të ketë kacafytje

“Sonte jam këtu për të kërkuar mbështetjen e juaj, për të kërkuar mbështetjen e juaj për ndryshimet në Prishtinë, që të kemi një qytet më të bukur, që të kemi një qytet i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të saj, jo të burokratëve jo të atyre me kravata të zeza dhe atyre me syze të zeza. Jo një qytet ose një institucion komunal i atyre që të cilët kacafyten mes vete për 4 vite me radhë dhe nuk janë në gjendje që në asnjë moment t’iu ofrojnë  alternativë qytetarit të Prishtinës, nga është xhelozia në mes tyre. Për Aleancën Kosova e Re ju premtoj që nuk do të ketë kacafytje të tilla, por ne do të jemi të hapur për secilin subjekt politik, do të jemi të hapur për secilën shoqëri civile, do të jemi të hapur për çdo alternativë e cila ofron një shërbim, ofron një alternativë më të mirë për qytetarët e saj. Ju betohem se do të jem në shërbim in tuaj në çfarë do varianti, në çfarë do momenti, dhe kushdo qoftë nesër në karrigen e të parit të Prishtinës, unë jam ai i cili do t’i ofrojë alternativen më të mirë të saj. Mirëpo kësaj radhe unë ju bej thirrje edhe kundër kandidateve të mi të përgatitën dhe të vijnë të na urojnë neve fitoren se Prishtina është e jona ”, tha ai.

Në fund, Pacolli këroi që mos të harrohen kandidatët e AKR-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, pasi pa ta nuk do të kishte kuptim qeverisja e ardhshme në kryeqytet.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat