Çelaj: Prishtinën do e kthejmë në destinacion, e jo transit

Prishtina

Çelaj: Prishtinën do e kthejmë në destinacion, e jo transit

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 15:14
Lirak Çelaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka shpalosur platformën e tij qeverisëse për katër vitet e ardhshme e cila përbëhet nga tetë pika, të cilat paraqesin zgjidhje për problemet e qytetarëve të kryeqytetit.

Çelaj u zotua se qytetin e Prishtinës do ta kthej në një qytet destinacion e jo në një vend transit siç është tani.

Kandidati i PDK-së  tha se platforma e tij zgjedhore është përpiluar në bashkëbisedim me qytetarët e Prishtinës dhe  paraqet brengat e qytetarëve të Prishtinës.

Oferta e tij për qytetin e Prishtinës e përbërë nga tetë pika, sipas Çelajt nuk është e sistemuar siç janë drejtoritë në komunën e Prishtinës, por është e sistemuar në bazë të tematikave të problemeve të qytetarëve.

Çelaj: Platforma jonë paraqet brengat e qytetarëve

Kam ardhur në një platformë të tillë e cila paraqet brengat dhe nevojat elementare të qytetarit  të Prishtinës, prandaj po e them që është platforma jonë. Platforma dhe programi i Partisë Demokratike, platforma dhe programi im për Prishtinën,oferta ime për qytetin e Prishtinës përmban teta pika kryesore dhe jemi munduar që këto tetë pika mos me qenë të sistemuara ashtu siç janë të sistemuara drejtorisë në komunën e Prishtinës sepse mendojmë që ne i kemi tematizuar ashtu siç  është jeta jonë e tematizuar dhe nuk është e ndarë në bazë të atyre parimeve,ne kemi bërë edhe tematizim e cila lidhet drejtë për drejtë me nevojat qytetarit të Prishtinës”, tha Çelaj.

Shtylla e parë në të cilët pritet të veprojë ka të bëjë me Prishtinën e shpejët dhe për këtë prioritet ai ka në plan të krijojë qarkore, parkingje nëntokësore dhe të vë tarifa hyrëse për të gjithë ata që duan të hyjnë në Prishtinë me qëllim që të lehtësohet trafiku në kryeqytet.

Çelaj:Do të vëmë tarifa hyrëse

 “Ne do të bëjmë parkingje nëntokësore, do të hapim në hyrje të secilit qytet, ne do të vëmë taksën  hyrëse ajo që mu interpretua si rampa për Prishtinën, do të bëjmë tarifë hyrëse për në qytetin e Prishtinës, jo pse ne duam t’i ndalojmë të tjerët,....Taksë hyrëse për në qytetin e Prishtinës sepse unë nuk dua dhe ju që banoni në Prishtinë nuk doni që ne t’i thithim gazrat e makinave të tyre” ,tha ai.

Sa i përket ndërtimeve, Çelaj në programin e tij qeverisës ka paraparë që ta  rrisë numrin e lejeve për ndërtim në 1000  në vit, pasi që sipas tij ndërtuesit janë partnerët kryesor.

Çelaj:1000 leje ndërtimi në vit

 “Nuk do ta ngufatim me numër të lejeve për ndërtim ku sot kemi 1300 leje për të ndërtuar jepen vetëm 150 leje, ne do ta rrisim numri e lejeve për ndërtim në 1000, ne vetëm do të imponojmë kritere dhe do ta shpërndajmë ndërtimin në të gjithë qytetin jo vetëm nëpër rajone të caktuara”, tha ai.

Për çiftet e reja kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka premtuar se do të jenë garantues për marrjen e kredive pa kamatë deri në 40 vjet.

Po ashtu ka tha se planifikon që në katër vitet e ardhshme ta bëjë edhe rikonstruktimin e qytetit të vjetër të Prishtinës, duke e rikthyer Prishtinën e vjetër.

Për të rritur sigurinë në qytet Çelaj ka premtuar vënien e kamerave të sigurisë në rrugët e qytetit, ndriçimin banesave , mirëmbajtën e liftit dhe objektet e braktisura që mund të paraqesin rrezik parasheh që të rrënohen.

Çelaj tha se në katër vitet e ardhshme parasheh që të ofrojë edhe sistemin e gazit për kryeqytetasit kështu duke iu mundësuar edhe uljen e tarifave të energjisë dhe mbrojtjen e ambientit.

Çelaj ka premtuar krijimin e shtegut të çiklistëve ndërsa dhe pishinë e Gërmisë parasheh ta bëjë rekreativ për të gjitha sezonat, verës si pishinë, ndërsa gjatë dimrit, patinazh.

Duke kërkuar edhe mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Çelaj  ka premtuar ndërtimin e një Spitali Rajonal të Prishtinës dhe një qendër rehabilituese, dhe Qendra Familjare shëndetësore për lagjet të cilat kanë mungesë të tyre.

Çelaj ka premtuar edhe  ndërtimin e 13 shkollave dhe çerdheve do të cilat sipas tij do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit në Prishtinë.

Kandidati i PDK-së ka premtuar grante për bujqësinë në vlerë 1.7 milion euro, përkatësisht për produktet organike të cilat parasheh t’i zhvillojë në hapësirat e Gollakut.

Pjesë e plani qeverisës të Çelajt është edhe ndërtimi i një Free Style, LunaPark për fëmijë, këshillimore për fëmijë dhe të moshuar, zyra dhe guida që informojnë  për Prishtinën, mbylljen e të gjitha lojërave të fatit, etj. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat