Pacolli premton rregullimin e ashensorëve dhe zgjidhjen e problemit të qenve endacak

Prishtina

Pacolli premton rregullimin e ashensorëve dhe zgjidhjen e problemit të qenve endacak

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 13:04
Selim Pacolli

Si kryetar i Prishtinës, Selim Pacolli kandidat i Aleancës Kosova e Re, para qytetarëve në Velani, premtoi që do të përmirësoj? qasjen në ndërtesa dhe objektet publike si dhe rregullimin e ashensorëve që nuk punojnë në shumë ndërtesa nëpër lagje.

Pacolli në bashk?bisedim me qytetarë i siguroi ata që është për keqardhje që nuk janë rregulluar rrugët e kësaj lagje, dhe që qytetarët rrezikohen nga qentë endacak.

Në prezantimin e programit para qytetarëve të lagjes Velania, Pacolli tha se prioritet do të jenë infrastruktura, përmirësimi i shërbimeve dhe cilësisë së arsimit.

Pacolli shpalosi programin e tij për Prishtinë, ndërsa ai tha se programin e tij parashihet përmirësimi i infrastrukturës urbane, cilësisë së arsimit, dhe zgjerimit të shërbimeve publike. Ai u zotua se në mandatin e tij, Velania do të marrë pamje të një lagje e cila ngjan me ato të qyteteve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat