Çelaj viziton lagjen ‘Qendresa’, premton trajtim të dinjitetshëm për të gjithë banorët e kryeqytetit

Prishtina

Çelaj viziton lagjen ‘Qendresa’, premton trajtim të dinjitetshëm për të gjithë banorët e kryeqytetit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:34
Lirak Çelaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka mbajtur sot një tubim me banorët e lagjes ‘Qendresa’ në Prishtinë.

Ai ka premtuar se me qeverisjen e PDK-së në Prishtinë, Çelaj tha se do të ketë një trajtim të barabartë për të gjitha lagjet, dhe do të sigurohet një funksionalitet më i mirë i qytetit në tërësi. Në këtë takim, Çelaj është shoqëruar edhe nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Tahiri përmes një postimi tha se vota për PDK-në në Prishtinë, është angazhim për një të ardhme më të mirë.

“Forcës së Ndryshimit i japin formë edhe njerëzit e devotshëm, profesionistë dhe vizionarë.  Së pari si qytetar i Prishtinës e pastaj edhe si bashkë partiak, isha krenar që sot bashkë me banorët e lagjes Qëndresa, pritëm për vizitë kandidatin për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, z. Lirak Çelaj. Liraku, ndau me ne planet e tij për një Prishtinë funksionale, gjithëpërfshirëse dhe të denjë për të jetuar në të. Këtë mesazh, qytetarët e Prishtinës po e kuptojnë dhe mbështesin çdo ditë e më shumë. Me këtë rast, mbështetjen tonë të pa rezervë do ta japim edhe për dy kandidatët për Asamblenë Komunale që përfaqësojnë lagjen Qëndresa, Gjenifere Aliu me numër 48 dhe Agon Berisha me numër 44. Jam i bindur se qytetarët në këto zgjedhje, do t’i dhënë kuptim përfaqësimit demokratik. Vota për PDK-në nuk është formulë numrash por është investim drejt së ardhmes. Ekipi i Lirakut dhe ai vetë, do ta kthejnë këtë investim në të ardhme të sigurt. Ndryshimet e duhura janë në prag. Forca e Ndryshimit është vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat