Abrashi premton ndërtimin e spitalit të Prishtinës dhe fonde për nënat vetushqyese

Prishtina

Abrashi premton ndërtimin e spitalit të Prishtinës dhe fonde për nënat vetushqyese

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 13:17
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi ka shpalosur sot programin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për katër vitet e ardhme të qeverisjes.

Ai ka thënë se prioriteti i parë i tij do të jetë ndërtimi i Spitalit por e ka kritikuar udhëheqjen aktuale  pse është vonuar më këtë projekt.

Abrashi tha se i udhëheqja aktuale është marrë më shumë me propagandë se sa me punë.

Abrashi: Prioriteti i parë , ndërtimi i spitalit

“Prioriteti numër një i jonë është ndërtimi i Spitalit të Komunës së Prishtinës, për këtë ekziston baza ligjore dhe buxheti për ndërtimin e spitalit. Shërbimet shëndetësore për vitin 2018-2021 kanë të bëjnë kompletimin dhe përmirësimin e rrjetit të objekteve shëndetësore , forcimi i kapaciteteve diagnostikuese në mjekësin familjare , fuqizimi i shërbimeve të kujdesit shtëpiak dhe atyre emergjente para spitalore, zgjerimin e shërbimeve shëndetësorë ekzistuese si dhe futja e shërbimeve të reja shëndetësore. Si dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve njerëzore përmes zhvillimit të vazhdueshme profesional....Synimi dytë ka të bëjë me kompletimin me pajisje për QMF-ve me aparatura moderne “, tha Abrashi.

Ai tha se synim i tij po ashtu është përmirësimi i infrastrukturës së Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Abrashi theksoi se në këto katër vitet e fundit, përkundër kërkesave dhe obligimeve ligjore  nuk është ndërtuar asnjë Qendër e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ku ka premtuar se gjatë mandatit të tij një të tillë do ta ndërtojë në Veternik dhe në lagjen Mati 2.

Abrashi po ashtu shpalosi edhe programin në fushën e mirëqenies sociale ku tha se  do të investojnë fuqishëm sepse nuk është bërë asgjë në katër vitet e fundit.

Abrashi: Do të krijojmë fonde të veçanta për mirëqenie sociale

“Funksionalizimi i Qendrës për Mbrojtjen e Ggruas dhe të informimit të viktimave të dhunës në familjeve. Përveç kësaj ne synojmë të ndajmë fonde të veçanta vetëm për këtë qendër dhe për viktimat e kësaj kategorie . Gjithashtu krijimi i fondit për mbrojtjen e fëmijëve dhe prindërve vetushqyes me theks të veçantë për nënat vetushqyese, të  cilat nuk e kanë pasur trajtimin e merituar në katër vitet e fundit. ....Një planë të fizibilitetit për qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara në institucionet komunale dhe hapësirat publike.... Sigurimi i fondit për banim social për rastet me rrezik dhe të pa strehë, sigurimi i transportit falas për rastet sociale , pensionerët dhe viktimat e ndryshme”, tha Abrashi.

Kandidati i LDK-së tha se do bëhet ndërtimi i i qendrës për qëndrim ditor për personat me nevoja të veçanta si dhe do të hapet qendra për qëndrim ditor për perona të moshuar. Sipas tij këto dy qendra do të ndërtohen në lagjen Dardania dhe në Bregun e Diellit.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe bashkëpartiakët e Abrashit ku njëri prej tyre, deputeti Naser Rugova përveç lëvdatave për programin që ka shpalosur,  ishte  kurioz të di se si do t’i sigurojë fondet për ndërtimin e Spitalit.

Rugova: Ku do ti merr fondet për ndërtimin e spitalit

“Ku do ti gjeni fondet dhe kur e keni planifikuar saktë një projekt i cili vërtetet është një nga projektet kulmore për përkujdesjen shëndetësore për banorët”, ishte pyetja e Rugovës.

Në këtë pyetje Abrashi  është përgjigjur duke thënë se në vitin e dytë do të fillojë ndërtimi i spitalit dhe se për fonde nuk ka problem.

Abrashi:  I kemi fondet , mostrat për ndërtimin e spitalit

Vitin e parë do të bëjmë fizibilitetin për ndërtimin e spitalit të Prishtinës nevojat rrethanore të cilat përkojnë me ndërtimin e këtij spitali sikurse edhe gjetjen e lokacionit se ku do të ndërtohet ky spital, përkundër që i kemi vizionet se në cilën hapësirë por është çështje e urbanisteve ta  caktojnë se saktësisht ku është ai lokacion.. Vitin e dytë do të fillojmë me ndërrimin e spitalit. Fondet nuk janë problem, ne i kemi mostrat dhe e dimë sa kushton një spital”, tha Abrashi. 

Lëvdata për kandidatin e LDK-së në Prishtinë pati edhe  deputeti Lumir Abdixhiku, i cili tha se Prishtina sot e ka  një kryetar në ardhje i cili nuk ankohet , është punëtor dhe i dëgjueshëm. Sipas tij , idetë e LDK-së janë me projekte dhe nuk burojnë nga propaganda.

Abdixhiku: Projektet tona nuk burojnë nga propaganda

“ Sot Prishtina e ka një kryetar që po i vjen që dëgjon, punon që nuk ankohet  që vepron. .. Projektet , idetë tona nuk burojnë për të ushqyer propagandën . Ato shërbejnë për ti shërbyer qytetareve . Ajo janë të ftuar me shumë kujdes të ideve me ekspert të fushës pavarësisht bindjes politike dhe partiake.“, tha Abdixhiku.

Ndryshe Abrashi, ka thënë se ditëve në vazhdim do të shpalos programe konkrete të fushave të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat