Abrashi sfidon veten edhe me Solo këndim!

Prishtina

Abrashi sfidon veten edhe me Solo këndim!

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 18:15
Arban Abrashi

Kandidati i LDK-së për postin e Kryetarit të Prishtinës, Arban Abrashi, sot gjatë ditës ka shpalosur programin e tij për urbanizëm para qytetarëve të kësaj komune.

Por, Abrashi teksa gjendej në një takim me qytetarët zgjodhi të shfaq dhe pak humor nga paraqitjet e tij, saktësisht duke zgjedhur njërën nga fotografitë e shkrepura gjatë këtij takimi me prishtinasit.

Në fotografinë e ndarë për simpatizantët në llogarinë e tij në Instagram, duke qenë se është aktiv në rrjetet sociale, Abrashi ka bërë shaka me momentin e tij kur gjendej me mikrofon në dorë ku linte përshtypjen se po realizon një Solo këndim!

Se ia thotë mirë këngëve ne nuk e dijmë, por, Abrashi gjithnjë di të mbaj rreth vetes të rinjtë e Prishtinës, pasi çdo herë në fotografi shihet i shoqëruar nga ta.

Ndërsa në garën e fuqishme për kryetar të kryeqytetit ai konsideron se do jetë fitues pasi sipas tij me menaxhimin qëndron bukur mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat