Të dielën fillon ngrohja nga Termokosi

Prishtina

Të dielën fillon ngrohja nga Termokosi

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Zyrtarët e Termokos-it kanë njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.

Kryeshefi i Termokos-it, Naser Canolli tha për transmetuesin publik se gjatë verës kanë bërë përgatitjes dhe janë në fazën e fundit të testimit që të dielën të startojnë me ngrohje.

Ai tha se ngrohja do të bëhet deri më 15 prill të vitit që vjen. Sipas Canollit, do të ngrohen lagjet të cilat kanë pasur sistem ngrohjeje edhe më herët, por edhe një pjesë e banorëve të Lagjes “Mati 1” në “Rrugën B”.

Kryeshefi i Termokosit Naser Canolli ka thënë se janë në marrëveshje me Komisionin Evropian që të zgjerojnë rrjetin e ngrohjes edhe në disa ndërtesa në qendra që tash nuk janë të përfshira, në Ulpianë, e po ashtu edhe në “Rrugën B”, disa ndërtesa dhe disa në lagjen “Kalabria”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat