Berisha: Është koha për të shpëtuar Prizrenin

Prishtina

Berisha: Është koha për të shpëtuar Prizrenin

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 22:06
Zafir Berisha

Programi i Nismës është ndër projektet më të mira që ofron punësim për të rinjtë, arsim dhe shëndetësi të mirëfilltë, andaj është momenti i fundit për ndryshime në Prizren, të cilin mund ta sjellë vetëm ekipi i Nismës me në krye Zafir Berishën.

Kështu u tha se në tubimin zgjedhor të Nismës për Kosovën në lagjen “Ortokoll” të Prizrenit, në të cilën janë prezantuar kandidatët për asamblistë nga radhët e Nisma për Kosovën.

Zyrtarët e Nisma për Kosovën thanë se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës në Prizren do të ketë parkingje të reja në qytet dhe furnizim të rregullt me ujë të pijes, si dhe do të bëhet rregullimi i shtratit të lumit Lumëbardhë.

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se ekipi i tij do ta sfidojë të keqen në Prizren, ndërsa i ka bërë thirrje elektoratit që të votojë ata që janë për ndryshime pozitive dhe për jetë më të mirë për qytetarët.

Berisha: Është koha për të shpëtuar Prizrenin

“Jam në Prizren për të dhënë mesazhin e fundit për qeverisjen e korruptuar dhe kriminale dhe krimin e organizuar, se qytetarët e Prizrenit do të ndryshojnë gjendjen aktuale, duke mbështetur konceptin socialdemokrat të Nismës. Ne do t’i thërrasim të gjithë qytetarët pa dallim partie, pa dallim etnie e feje, bëhuni bashkë, është koha për të shpëtuar Prizrenin”, ka thënë Berisha.

Ai është zotuar se Nisma për Kosovën është e gatshme të sfidojë fenomenin e papunësisë, përmes dy zonave industriale, ku investuesit vendorë dhe ndërkombëtarë do të vendosen pa kurrfarë kushtesh, ku do të punësohen qytetarët e komunës së Prizrenit.

Berisha tha se është e pakuptimtë që 17 vjet pas luftës të rinjtë mendojnë të largohen nga Kosova, për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike, ndërkohë që siguroi elektoratin se Nisma është e gatshme të sjellë ndryshime pozitive në Prizren.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ekipi i kësaj partie është i fuqishëm dhe i jep siguri kandidatit Zafir Berisha për të shënuar fitore në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai tha se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të Zafir Berishës dhe kandidatëve për asamblistë, të cilët më shumë se kurrë i duhen Prizrenit për ta udhëhequr në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare.

Limaj: Berisha, oferta më e mirë për qytetarët e Prizrenit

“Ajo për të cilën jemi të sigurt dhe të bindur se kandidatët tanë për asamble dhe kandidati ynë për kryetar komune, aktualisht është oferta më e mirë, më e mirë dhe më e sigurt që ofrohet për qytetarët e Prizrenit. Nëse krahasohen kandidaturat tona për asamble dhe kandidati për kryetar, lehtë mundeni me ardhur në këtë përfundim që po ju them”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, duke përfshirë edhe Prizrenin, dhe se vetë ardhja e një ekipi të ri si Nisma sjell energji të reja për të ecur përpara, në të kundërtën gjendja në komunë mbetet e pandryshuar.  

Limaj ka porositur elektoratin që të mos mbështesin ofertat e partive tjetra për mashtrime dhe shkatërrime, por të mbështesin ofertën e Nismës, e cila asnjëherë nuk mashtron qytetarët për të bërë një votë më tepër.   

Limaj: Disa “pishpirika” në Prishtinë flasin për patriotizëm

“A e dini sa djersë e gjak është derdhur për të bërë këtë shtet  dhe më dalin mua disa “pishpirika” atje në Prishtinë dhe më flasin për patriotizëm e më tregojnë mua çka është Serbia dhe çka është Vuçiqi. Ky është mesi dhe kam kërkuar nga këta kolegë të mi rruga e ardhshme e Kosovës është këtu ku jemi ne”, ka thënë Limaj.   

Ai tha se prodhimet vendore duhet të mbështeten, pasi që vetëm në këtë mënyrë krijohen vende të reja pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat