Limaj: Bashkimi i shtetit dhe kombit është misioni jonë

Prishtina

Limaj: Bashkimi i shtetit dhe kombit është misioni jonë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 16:32

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj gjatë takimi me të rinjtë e Prishtinës u zotua se do t’iu ofrojmë mbështetje të rinjve në çdo aspekt, derisa i ka porositur që të jenë krenar për shtetin ashtu siç janë për kombin.

Ai tha synimi i tij është t’i inkurajojë të rinjtë për t’i realizuar objektivat e tyre për një vizion të përbashkët për një Kosovë më të mirë.

Ai tha se misioni i tyre është të jenë krenar për shtetin, ashtu siç jemi krenar për kombin.

Limaj: Vizioni ynë të jemi krenar për Kosovën

 “Kemi ardhur për t’iu mbështetu, për t’iu inkurajuar për të vazhduar së bashku drejtë realizimit të objektivave tuaja dhe ambicieve tuaja dhe jemi të bindur në vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë ku të gjithë ndihemi krenar me shtetin tonë, misioni jonë i përbashkët është të jemi krenar për shtetin, ashtu siç jemi krenar për kombin që i takojmë, nëse ne arrijmë këto të dyja t’i bëjmë bashkë që nganjëherë po ndahen me qëllim të keq, atëherë kemi arritur detyrën tonë “, tha ai.

Limaj u zotua se ata do të angazhohen që djemtë dhe vajzat të jenë pjesë e vendimmarrjes në nivelin qendror.

Ai po ashtu tha se nuk ka ofertë më të shëndosh se oferta e Nismës për Kosovën për rinin e vendit.

Limaj: Të jeni pjesë e vendimmarrjes qendror

“Ne do të angazhohemi që t’i japim mundësi dhe hapësirë, ne do të duam shumë që këto vajza dhe këta djemË të jenë pjesë e vendimmarrjes në nivelin qendror, detyra jonë qendrore është që sa më shumë djemtë dhe vajza të kemi në institucionet vendimmarrëse të Republikës së Kosovës,...Ne jemi aty për të hapur rrugë dhe të krijuar hapësirë dhe mundësi të gjithë atyre djemve dhe të gjitha atyre vajzave që kanë çka japin për vendin e tyre dhe këtu nuk do të ndalemi e me ndihem tuaj bashkë do të angazhohemi, mobilizohuni dhe ndihmoni strukturat e juaja nga qyteti ku vini, e ardhmja është e jona këtë iu siguroj e ardhmja është e jona...nuk ka ofertë tjetër në Kosovë më të shëndosh, më njerëzore dhe më të sigurt për të ardhmen”,tha ai.

Kreu i Nismës gjatë këtij takimi me të rinj i ka këshilluar ata që ta thonë atë që ata e mendojnë edhe nëse është mendim i gabuar.

Ndërkaq, kryetari i rinisë së Nismës për Kosovën, Albert Maxhuni tha se Nisma për Kosovën është paria e vetme që jep hapësirë për të rinjtë në Kosovë.

Maxhuni po ashtu tha se Nisma për Kosovën ka dyert të hapura për të rinjtë që duan të kontribuojnë për vendin.

Maxhuni: Nisma u jep hapësirë të rinjve

“Nisma për Kosovën është partia e vetme që jep hapësirë për të rinjtë kjo po dëshmohet dita ditës se Nisma ka për qëllim  krijimin e një gjenerate të re në skenën politike e kjo dëshmohet në hapësirën që iu është dhënë të rinjve në listën për asamble komunale ku në të gjitha qytetet e Kosovës Nisma ka dhënë një hapësirë të veçantë për të rinjtë dhe kjo shikohet se tek Nisma të rinjtë nuk shikohen si e tashmja por edhe si e ardhmja, rinia është e drejtuar drejtë avancimit dhe nisma ka dyer të hapura për të gjithë të rinjtë që kanë vlerë dhe ide për të kontribuar për vendin tonë“, tha ai.

Ndërsa, sekretari i të rinjve të Nismës për Kosovën, Endrit Zabërgja, tha se rinia e Nismës do të jetë hap i ndryshimit në kohën kur Kosovës i duhet një e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat