LDK: Abrashi gëzon mbështetjen e Degës së Ibrahim Rugovës dhe banorëve të lagjes “Velania”

Prishtina

LDK: Abrashi gëzon mbështetjen e Degës së Ibrahim Rugovës dhe banorëve të lagjes “Velania”

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:32
Abrashi, fushata

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka marrë të shtunën në mbrëmje mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe anëtarësia e Degës së 3-të të LDK-së-Ibrahim Rugova dhe banorëve tjerë të lagjes “Velania”.

Gjatë një tubimi me banorët e kësaj lagjeje, i shoqëruar edhe nga kandidatët e LDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Abrashi ka theksuar se kërkesat dhe nevojat e kësaj lagjeje janë përfshirë në projektin e tij për qeverisjen e ardhshme të Prishtinës.

“Qeverisjen aktuale duhet ta çojmë në shtëpi. Sepse nuk është marrë me Prishtinën e me qytetarët e saj. Ka pasur halle tjera, me çështje globale, me Facebook e me rehatimin e militantëve të partisë së tij”, ka thënë Abrashi, duke theksuar se ai do të jetë plotësisht në shërbim të qytetarëve të Prishtinës.

Image

“Kërkesat që kemi marrë prej takimeve me qytetarë të kësaj lagjeje janë të përfshira në projektin tonë. Normalisht, punësimi mbetet prioriteti më i madh. Ju garantoj se praktikat diskriminuese të instaluara nga qeverisja në largim do t’i japim fund menjëherë. Nuk mund të lejojmë të anashkalohen kuadrot e Prishtinës e t’u jepet përparësi banorëve të komunave tjera”, ka thënë Abrashi.

Abrashi është zotuar edhe për zgjidhjen e problemit të transportit publik për banorët e kësaj lagjeje, duke premtuar bashkëpunim edhe me pronarët e kompanive private të transportit.

Ai ka thënë se transporti publik në kryeqytet për pensionistët dhe personat me nevoja të veçanta do të jetë falas.

Gjithashtu, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka premtuar rregullimin e infrastrukturës rrugore për lagjen “Velania”, përfshirë mirëmbajtjen dhe pastrimin e të gjitha rrugëve, rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës tek Ambulanca.

Image

Po ashtu ai ka premtuar edhe zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në afërsi të Ambulancës së Velanisë.  
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, u ka premtuar banorëve të kësaj lagjeje legalizimin e shpejtë dhe me kosto të ulët të të gjitha ndërtimeve dhe rregullimin e parkut tek Varrezat e Dëshmirëve.  

Hazir Borovci, kryetar i Degës 3-të të LDK-së, Hazir Borovci, ka kërkuar që aktivistët e partisë të angazhohen në këto ditë të fushatës, në mënyrë që të sigurohet fitorja e Arban Abrashit dhe këshilltarëve të LDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat