Refuzohen ankesat e prokurorisë në rastin e tre të pandehurve

Prishtina

Refuzohen ankesat e prokurorisë në rastin e tre të pandehurve

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:19
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazë ankesën e prokurorisë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 31.07.2017, me anë të te cilit, është hedhur aktakuza dhe pushuar procedura penale kundër të pandehurve D.J.,N.S. dhe M.P.

Këta të fundit akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjykata e Apelit vlerëson se duke pasur parasysh provat në bazë të te cilave është ngritur aktakuza, gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt kur e ka hedhur atë, pasi në veprimet e pandehurve nuk konsumohen elementet e veprës penale për të cilën ata akuzohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat