Banorët kërkojnë largimin e uzurpatorit nga lagjja e tyre

Prishtina

Banorët kërkojnë largimin e uzurpatorit nga lagjja e tyre

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:21
Pamje nga Bregu i Diellii

Ka kohë që një parking në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është pa ndriçim publik.

Shkaktar i prishjes së ndriçimit sipas banorëve është një person i cili e ka vendosur një kioskë ilegalisht qe disa vite.

Thonë të kenë bërë ankesa në Komunë për largimin e tij, por Komuna nuk ka intervenuar, pos njëherë pa rezultat konkret.

“Ka tri vite që ankohemi. Dy muaj ia kanë mbyll lokalin, prapë e ka hapur pa leje. Banorët e kanë parë shitësin duke urinuar në hyrje të banesës. Kur e ka vendosur kioskën e ka prishur ndriçimin e parkingut”, ka thënë në emër të banorëve një banorë i hyrjes së banesës përballë kioskës.

Kryetari i Bashkësisë Lokale 6, për  “Bregun e Diellit”, Shqefqet Hoxha nuk është shprehur i gatshëm të prononcohet për këtë rast.

“Njëherë prej herësh nuk  jam kryetar i Bashkësisë Lokale”, tha shkurt ai, ndërkohë emri i tij gjendet tek lista kryetareve të Bashkësive Lokale, të cilët i ka publikuar Komuna e Prishtinës para pak ditëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat