Parku i qytetit me lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara

Prishtina

Parku i qytetit me lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 12:50
Këndi I lodrave në Parkun e Qytetit

(E plotësuar)-  Për herë të parë në parkun e qytetit të Prishtinës do të mund të luajnë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, pasi që këndi i ri i lodrave i përuruar sot u ofron këtë mundësi.

Këndi i lodrave në parkun e qytetit është rinovuar nën financimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Për të përuruar këtë kënd ishin edhe ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ambasadorja Kiliç  tha se ky park do të jetë simbol i miqësisë Kosovë dhe Turqi.

Kiliç: Ky park do të jetë simbol i miqësisë Kosovë-Turqi

“Parku është një park shumë i bukur apo këndet e lodrave janë të bukur, por edhe emri i saj është shumë i bukur sepse është quajtur “parku i miqësisë Kosovë dhe Turqi”. Mendojmë se ky park do të jetë simbol i miqësisë sonë e cila do ta forcoj edhe më shumë dhe do të kontribuoj edhe më shumë në miqësinë e përhershme ndërmjet dy popujve apo dy vendeve. Ne si Turqi me të gjitha institucionet tona, ashtu si kemi qenë edhe më herët do të vazhdojmë të jemi pranë juve, pranë miqve tanë të Kosovës”, tha ajo.

Ambasadorja e Turqisë tha se shpreson që kjo miqësi dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të tilla projekte konkrete.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për herë të parë ky park do të ketë lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Ahmeti: Ky park ka lodra për fëmijët me aftësi të kufizuara

“Për herë të parë në Prishtinë kemi edhe lodra të cilat janë për fëmijët me aftësi të kufizuara që nuk i kemi pasur, duke filluar nga këto luhatëset këtu e deri tek rrëshqitëset e ndryshme të cilat janë gjithmonë të qasshme për fëmijët me karroca. Që të ju ofrojmë edhe atyre fëmijëve integrimin e plotë në të gjitha të mirat që i ofrojmë si komunë. Po shihet edhe nga numri i fëmijëve këtu dhe nga kërkesat që i kemi pasur nga qytetarët që ka qenë shumë e rëndësishme, lodrat që kanë qenë këtu dhe ato kanë qenë donacion i mëhershëm i kemi zhvendosur në një ambient tjetër që edhe ato janë të përdorshme”, tha Ahmeti.

Ndërkohë ai bëri të ditur se TIKA ka financuar edhe projekte të tjera të Komunës së Prishtinës të cilat priten të përfundohen.

E kreu i Prishtinës dhe ambasadorja e Turqisë shfrytëzuar rastin për të luajtur basketboll në fushën e re të basketbollit në këtë kënd të lodrave, ndërsa shpërndan edhe topa për fëmijët pjesëmarrës.

Përurohet këndi i lodrave i financuar nga TIKA turke

Është inauguruar këndi I lodrave në Parkun e Qytetit, I cili është financuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në përurim morën pjesë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliç si dhe koordinatori i TIKA-së, Hasan Burak Ceran.

Me këtë rast kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për herë të parë ky park do të ketë lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë që falënderoi Ambasadën e Turqisë për këtë projekt.

Ndërsa, ambasadorja e Turqisë, tha se ky park është shumë i bukur por edhe emri i tij është po ashtu i bukur pasi që emri i këtij parku do të jetë Parku i Miqësisë Kosovë -Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat