Përurohet këndi ri i lojërave në Parkun e Qytetit

Prishtina

Përurohet këndi ri i lojërave në Parkun e Qytetit

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:41
Perurimi i kendit te ri te lojrave

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, sot së bashku me ambasadoren turke në Kosovë Kivilc?m Kiliç si dhe përfaqësuesit e TIKA-s kanë përuruar këndin e ri të lojërave në Parkun e Qytetit.

Ahmetiri në këtë rast ka falënderuar TIKA-n dhe ambasadën turke për ndihmën që po i japin Komunës së Prishtinës.

“Ky është një nga projektet për komunitetin që është financuar nga TIKA. Tani po punojnë edhe në oborrin e çerdhes sonë publike në Ulpianë. Është e rëndësishme ta theksojmë se në këtë park, për herë të parë në Prishtinë, kemi lodra për fëmijët me nevoja të veçanta, duke ua mundësuar kështu integrimin me fëmijët e tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, ambasadorja Kiliç ka thënë se ky park do të jetë simbol i miqësisë mes shqiptarëve dhe turqve.

 “Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të tilla konkrete. Shpresojmë se në një kohë shumë të shkurtër do të na shihni sërish bashkë duke përuruar projekte të tjera”, është shprehur ajo./BS

Image
Perurimi i kendit te ri te lojrave
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat