Yll Rugova kërkon votën e prishtinaseve

Prishtina

Yll Rugova kërkon votën e prishtinaseve

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:12
Yll Rugova

Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Yll Rugova ka kërkuar voton e qytetarëve të Prishtinës për asamblenë komunale të kryeqyteti.

Ai ka thënë se jo pse në asamble me një ulëse mund të bëhen mrekullira, por sepse asambleja komunale në Prishtinë është pikënisja më e mirë

Postimi i plotë:

Në këto zgjedhje garoj për t'u votuar. Edhe e kërkoj votën tuaj.

Jo pse në asamble me një ulëse mund të bëhen mrekullira, por sepse asambleja komunale në Prishtinë është pikënisja më e mirë. Asambleja është vend ku ne mund të shtyejmë deri në limit kompetencat e këshilltarit komunal, duke e dhënë presionin e duhur për zhvillimin që na duhet, duke filluar nga kryeqyteti.

Si aktivist i shoqërisë, së bashku me shumë prej juve kemi pasur shumë suksese (e nganjëhere edhe zhgënjime), por gjithmonë kemi qenë aty, përballë problemeve të këmbëngulur. Tash po kërkoj nga ju që këtë përballjen tonë të ma mundësoni ta bëjë edhe nga brenda.

E tërë lista e Vetëvendosjes është shumë e mirë. E ka edhe shumë kandidatë nga partitë tjeta që e meritojnë votën tonë. Por, është e vështirë se në këto zgjedhje mund të votohet vetëm një kandidat. Ju ftoj që zgjedhjen mos ta bëni nga afërsitë familjare e miqësore, por nga bindjet politike e ideore. Pra ju ftoj të më votoni jo pse më keni shok, apo familjar, por sepse pajtoheni me idetë që kam dhe besoni në punën që do të vazhdoj ta bëj.

#pabalotazh #vetëvendosje10 #yllrugova25 #jepikrahë #mezemër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat