Gecaj- Ahmetit: Nuk fitohet Prishtina me dosje e padi

Prishtina

Gecaj- Ahmetit: Nuk fitohet Prishtina me dosje e padi

Nga: Bota sot Më: 31 tetor 2017 Në ora: 10:20
Ish- zëvendës ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Ish- zëvendës ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj kryetarit aktual të Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se do ta padisë Isa Mustafën.

Gecaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Ahmeti do ta humbë garën në Prishtinë pa e kuptuar se nuk fiton me dosje e padi.

Sipas Gecajt, për të fituar duhet punë e përkushtim e kjo atij i mungon.

Postim i plotë:

“Shpend Ahmeti: Nesër do ta padisë Isa Mustafën!”

Si duket ky “zogu” do të humbi garën në Prishtinë pa e kuptuar kurrë se nuk e fiton dot me dosje e padi, por me punë e përkushtim, diçka që ashiqare i mungon e që mundohet në vazhdimësi ta kompensoi me mjete propagandistike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat