Hoti: Asnjë koalicion nuk e shpëton Ahmetin

Prishtina

Hoti: Asnjë koalicion nuk e shpëton Ahmetin

Nga: Bota sot Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:46
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje me Aleancën Kosova e Re në Prishtinë.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se fitorja e tyre është afër dhe këtë gjë e ka kuptuar edhe Shpend Ahmeti, prandaj asnjë koalicion nuk e shpëton.

Sipas tij, qytetarët janë të lidhur me Arbanin kësaj here dhe vetëm ky koalicion vlen.

“Fitorja jonë është afër. Shpendi e ka kuptuar këtë. Asnjë koalicion nuk e shpëton. Aq më pak e shpëtojnë ata qe dje u bënte gjygjin Shpendi me shokë. Qytetarët janë Lidhur me Arbanin kësaj herë. Vetëm ky koalicion vlen”, ka shkruar Hoti./BS 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat