Paralajmëron Abrashi: Do t’jua zbuloj Shpend Ahmetin e vërtetë, ju siguroj që...

Prishtina

Paralajmëron Abrashi: Do t’jua zbuloj Shpend Ahmetin e vërtetë, ju siguroj që...

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:11
Arban Abrashi

Në intervistën në Express, i ftuar ishte kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Arban Abrashi.

Abrashi ka folur për koalicionin në mes Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes dhe Selim Pacollit të AKR-së.

Për herë të parë, Abrashi thotë se  nga tash e tutje, ai do të zbulojë Shpend Ahmetin e vërtetë. “Ju siguroj që nuk është Shpend Ahmeti i karaokeve”, thekson ai.

Kandidati i LDK-së, duke e komentuar koalicionin e sotëm, thotë se sot ka vendosur politika dhe biznesi, e jo qytetari. Gjithashtu, sqaron se ka marrë shumë fakte nga njerëz të ndryshëm për pazare të ndryshme që i ka bërë Ahmeti

Ai tregon se ka marrë mesazhe nga anëtarë të AKR’së të cilët i kanë thënë atij se kjo marrëveshje nuk ishte në pajtim të gjithë partisë dhe se shtytja kryesore e koalicionit ka qenë Rrahim Pacolli për përfitime përsonale.

Ndër të tjerash, Abrashi ka ftuar edhe votuesit e Shpendit që ta shohin fytyrën e vërtetë të kryetarit dhe VV’së që kishin akuzuar Pacollët, e tashmë po krijojnë koalicion së bashku për shkak të panikës.

E, a e përcakton AKR’ja fituesin?

Arban Abrashi thotë se fituesi do të caktohet vetëm nga qytetarët e kryeqytetit dhe se takimet me qytetarë janë shpresa e tij e fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat