Bashkëshortja e Enver Petrovcit bëhet asambliste në Prishtinë

Prishtina

Bashkëshortja e Enver Petrovcit bëhet asambliste në Prishtinë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 20:15
Valbona Pula-Petrovci

Asnjëra nga gratë e legjislaturës së kaluar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit. Asamblesë së Prishtinës, nga radhët e VV-së i është shtuar një profesoreshë e Universitetit të Prishtinës.

Valbona Pula-Petrovci, e cila është bashkëshortja e aktorit të mirënjohur shqiptarë, Enver Petrovici është bërë asamblistë e Kuvendit të Prishtinës nga radhët e VV-së.

“Miq e bashkëqytetar! Besimi qe me dhatë me votën tuaj, do te jetë angazhim i imi qe te jap me te mirën time ne asamblenë e Prishtinës. Ju faleminderit përzemërsisht”, ka shkruar ajo në rrjetin social fb.

Ajo është profesoreshe e pianos në Fakulteti e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Në listën e KQZ-së, e cila është bërë publike sot, Petrovci figuron se ka arritur të mbledh 499 vota, çka ka bërë të sigurojë një ulëse në Kuvendin komunal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat