Shkelzen Gashi: Qeverisja Ahmeti debille, dembele, dështake…

Prishtina

Shkelzen Gashi: Qeverisja Ahmeti debille, dembele, dështake…

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 17:04
Ilustrim

Njëri prej themeluesve të Vetëvendosjes, Shkelzen Gashi, vazhdon të ankohet me mospunën e Shpend Ahmetit në Prishtinë. Ai ka publikuar një fotografi të gjendjes së keqe të rrugëve të parkut të Gërmisë, duke e quajtur qeverisjen e Shpendit të dështuar.

Njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në njërin ndër kritiket e ashpër të qeverisjes së Shpend Ahmetit. Shkelzen Gashi, një dështim tjetër të VV’së e ka përmendur edhe rrugicat e parregulluara të parkut të Gërmisë ku ecin qytetarët e Prishtinës.

“qeverisja paraprake komunale i rregulloi shtigjet për me ecë e me biciklu nëpër gërmi, por në një vend (shih foton) e la keq. për katër vjet qeverisja në largim s’ishte në gjendje me e rregullu këtë defeke”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sipas tij qeverisja e Shpendit për katër vjet s’është treguar asgjë tjetër pos dembele, debile deh të dështuar.

Ai është ankuar edhe se në gropën e Gërmisë i është rrëzuar djali teksa po kalonte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat