Ahmeti e Abrashi përfshihen në polemikën e parë për parkingjet në Prishtinë

Prishtina

Ahmeti e Abrashi përfshihen në polemikën e parë për parkingjet në Prishtinë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 21:56
Abrashi- Ahmeti

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës i cili vjen nga radhët e LDK’së Arban Abrashi foli në Klan Kosova rreth zgjidhjes së parkingjeve në Prishtinë.

Abrashi tha se brenda ditës rreth 100 mijë vetura hynë në Prishtinë.

Ai ka treguar se si duhet të zgjidhet kaosi urbanistik në Prishtinë.

“Kjo zgjidhje do të bëhet duke i përkrahur transportuesit privatë dhe publikë. Gjithashtu investimet do të përqendrohen në parkingjet nëntokësore dhe mbikalime qoftë përmes investimeve publike apo private. Këto do të bëhen në këto vende si prapa hotelit Grand, prapa pallatit të Rinisë, tek stacioni hekurudhor dhe në zonën e bregut të diellit  e Ulpianës”, tha ai.

Në anën tjetër kandidati i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes Shpend Ahmeti tha se Abrashi më herët ka qenë ministër dhe nuk ka bërë gjë për këtë problem.

“Ne e kemi gjet një trafik urban nga qeverisja e LDK’së me 7 autobusa ku punëtorët nuk i kishin marrë pagat për një kohë të gjatë. Ne kemi shkuar në disa vizita në Londër për të marrë një kredi për blerjen e 57 autobusëve dhe ka ndodhur një gjë e tillë.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat