Hynë në grevë punëtorët teknik të 6 shkollave në Prishtinë

Prishtina

Hynë në grevë punëtorët teknik të 6 shkollave në Prishtinë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 07:18
ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se që nga sot me të gjithë punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës, do të hynë në grevë.

Sipas një njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, pas protestës së të premtes, që bën punëtorët teknik të gjashtë shkollave të Prishtinës, kompania “MSS” kreu obligimet e veta ndaj punëtorëve, mirëpo, komuna e Prishtinës edhe për kundër premtimit publik se ajo do t’i kryej obligimet e veta, këtë nuk e bëri.

“Vet nënkryetari i komunës të premten deklaroj se nëse nuk paguhen pagat, unë vet do të solidarizohem  me ju, po i njëjti sot deklaroi se nuk mund t’i kryejë obligimet”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat