Kush e fitoi debatin mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit?

Prishtina

Kush e fitoi debatin mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit?

Nga: A.S Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 08:22
Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi

Dueli i mbrëmshëm televiziv në mes së kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi ka nxitur militantë dhe personalitete të këtyre dy subjekteve politike për të komentuar në Facebook se cili nga dy kandidatët ka qenë më i mirë në debat.

Normalisht që për militantët e VV-së, në debat ka mbizotëruar Shpend Ahmeti, kurse sipas atyre të LDK, më argumentues ka qenë Arban Abrashi.

“Pa vizion 25 minuta flet për autobusët e Isës”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook asambleistja e LDK-së, Vlora Dumoshi dhe ish-drejtoresh e kulturës në këtë komunë.

“Arban Abrashi, sonte padiskutueshëm dominues, e nga java e ardhme definitivisht Kryetar i Prishtinës”, ka shkruar anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Por, nuk kanë munguar as komentet e personaliteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me shprese qe nuk i ndalet bateria e telefonit Arbanit... Gjynah me u nderpre para kohe ky debat”, ka shkruar Adonis Tahiri.

Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli dhe shefe e Kabinetit të Kryetarit, Shpend Ahmeti është përfshirë në komentimin e këtij debati.

“Arbani po flet për mbrojtjen e punëtorëve. Po harron për torturën që i ka shkaktuar LDK, nga viti 2009 deri në vitin 2013, 50 punëtorëve të Kuzhinës Qendrore”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi janë dy kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e së dielës për kryetar të Prishtinës. Ahmeti ka dal mbi 10 për qind me më shumë vota se kandidati i LDK-së, Arban Abrashi në raundin e parë të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat