Zotimet e Ahmetit për lagjen Tophane

Prishtina

Zotimet e Ahmetit për lagjen Tophane

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 09:41
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë lagje që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.

Ahmeti ka premtuar se edhe lagjia Tophane do të përfshihet në sistemin e ri për mbledhjen e mbeturinave,  do të ketë sigurim të parkingut, ngritje të  sigurisë në trafik, vendkalim për këmbësor si dhe sigurimi i ndriçimit publik.

 “Me sistemin e ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili do të menaxhohet direkt nga Komuna, do të arrijmë që ta maksimizojmë efikasitetin e këtij shërbimi edhe në Tophane. Përmes “Prishtina Parking”, do të sigurojmë hapësira të mjaftueshme të parkingut në këtë pjesë të qytetit, si dhe do t’i vendosim shtyllat antipark për t’i liruar trotuaret. Sipas kërkesave që kanë ardhur nga vetë ju, do të vazhdojmë me ngritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik, me vendosjen e policëve të shtrirë dhe shenjave adekuate në të gjitha pjesët e lagjes. Do të rregullohet vendkalimi për këmbësor tek hekurudha, si dhe do të zgjerohet trotuari tek shkolla “Meto Bajraktari”. Asnjë pjesë e Tophanes, nuk do të mbetet pa ndriçim publik”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat